“Gabimet” e OBSH-së që e përhapen koronavirusin në gjithë botën

Organizata Botërore e Shëndetësisë është vendosur në qendër të akuzave për keq menaxhimin e gjendjes së pandemisë së koronavirusit. Kritikët thonë se organizata nuk e njoftoi botën në kohë dhe dha deklarata kontradiktore në lidhje me transmetimin e virusit tek njeriu apo kufizimin e udhëtimeve ndërkombëtare, duke ndjekur përgjithësisht linjën e Kinës.

Ndërprerja e financimeve të Shteteve të Bashkuara ndaj Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka rindezur debatin për menaxhimin që kjo organizatë i bëri gjendjes së krijuar nga shpërthimi i koroanvirusit në mbarë botën.

Presidenti amerikan Donald Trump drejtoi gishtin nga organizata dhe kujtoi deklaratat e fillim janarit kur OBSh-ja tha se nuk kishte prova të mjaftueshme se virusi mund të transmetohet nga njeriu tek njeriu.

Një qëndrim i tillë i OBSh-së u bë pavarësisht paralajmërimeve nga autoritetet e Tajvanit për persona të infektuar në Kinën Kontinentale.

“Virusi u identifikua më 7 janar dhe sekuenca gjenetike e tij u nda për të gjithë botën më 12 janar,” shton Ryan.

Por OBSh-ja akuzohet se ka ndjekur linjën e Kinës që u përpoq fillimisht ta fshehë epideminë, duke rrezikuar pjesën tjetër të botës.

Pavarësisht gjendjes së vështirë të krijuar në Wuhan të Kinës dhe përhapjes së virusit në Azinë Lindore e Juglindore, më 29 shkurt Organizata Botërore e Shëndetësisë u shpreh kundër kufizimit të udhëtimeve ndërkombëtare me avion si dhe kundër vendosjes së kufizimeve tregtare.

Kjo solli që mijëra kinezë të udhëtojnë së pari jashtë Wuhan-it dhe më pas në të gjithë botën.

Vetëm pasi virusi filloi të shpërndahej me shpejtësi në Europë, më 11 mars Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli koronavirusin pandemi botërore, rreth dy muaj pas shfaqjes së rasteve në Kinë.

Kufizimet e lëvizjes së qytetarëve në Europë filluan të vendosen nga mesi i marsit, kufizime që duke i parë nga sot duken të vonuara.