Gaethje rrah keq Fergusonin dhe fiton titullin e përkohshëm (Video)

Justin Gaethje ka arritur ta mposhtë Tony Fergusonin pas pesë raundeve të luftuara shumë.

UFC 249 është mbajtur në Veterans Memorial Arena të Floridas, ku janë zhvilluar disa meçe mjaftë interesante, teksa më i miri ishte padyshim ai mes Gaethje dhe Ferguson

31-vjeçari amerikan ka qenë në formë të lartë, teksa pas pesë raundeve ka arritur ta fitojë meçin.

Gaethje me këtë fitore ka marrë titullin e përkohshëm të peshave të lehta në UFC. Për amerikanin kjo ishte fitorja e 22-të në karrierë, teksa ka pësuar deri më tani vetëm dy disfata.

Në anën tjetër për Tony Ferguson i cili shihej favorit para përballjes, ishte humbja e katërt në karrierë kundër 25 fitoreve që ka arritur.

Gaethje ka thënë se preferon titullin e padiskutueshëm dhe atë mund ta marrë vetëm nëse e mposhtë Khabib Nurmagomedovin.

Amerikani nuk ka frikë nga Khabib dhe këtë e ka thënë menjëherë në intervistën pas triumfit ndaj Ferguson.

“Ju keni vetëm një jetë dhe unë jam duke e jetuar atë si një i çmendur, jam duke e shijuar dhe është e mrekullueshme”.

“Unë mezi pres sfidën ndaj Khabib, të fitojë ose të humbas, nuk mendoj shumë pasi unë do të jap 100% nga vetja”, tha Gaethje pas meçit.