Gareth Bale flen gjatë ndeshjes së Real Madridit (VIDEO)

Zinedine Zidane vendosi që në këtë ndeshje të mos e aktivizonte për asnjë minutën Gareth Bale-n, i cili qëndroi gjatë gjithë kohës në stol.

Megjithatë duket se as uellsiani nuk ishte shumë i interesuar për ndeshje, teksa këtë e tregon qartë edhe një veprim i bërë nga sulmuesi.

Kamerat kanë kapur një moment, kur Bale kishte mbuluar sytë e tij më maskë dhe duket se kishte marrë një sy gjumë.

Kaq ka mjaftuar që video e tij të bëhet virale në internet, ku edhe reagimet kanë qenë të shumta.