Gareth Bale vazhdon injorimet ndaj klubit, nuk është i interesuar në stërvitjet e Real Madridit

Gareth Bale duket se është pajtuar me të ardhmen e tij, e që është larg Real Madridit.

Ylli uellsian ka kohë që lidhet me një largim nga Los Blancos, derisa në këtë verë me gjasë do të realizohet një gjë e tillë.

Real Madridi është duke i zhvilluar stërvitjet për takimin e dytë ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Skuadra spanjolle e kishte humbur 2-1 ndeshjen e parë të zhvilluar në Stantigao Bernabeu, derisa në Etihad do të tentojnë të përmbysin rezultatin.

Por, derisa bashkërlojtarët po stërviteshin, Bale nuk ishte edhe aq i interesuar në atë çfarë po bënte skuadra.

Fillimisht ai qëndron jashtë vijave të fushës, më pas inkuadrohet në stërvitje, por pa ndonjë interesim që të ndihmojë ekipin.