Gazetari i njohur zbulon klubin e ri të Messit

Lionel Messi ka vendosur të largohet nga Barcelona, sipas gazetarit Marcelo Bechler.

Lionel Messi ka vendosur të transferohet në Manchester City derisa ka vendosur të përfundojë aventurën e tij te Barcelona, sipas Marcelo Bechler.

Sipas asaj që raporton gazetari i Mundo Esporte, Marcelo Bechler, 33-vjeçari e dëshiron ribashkimi me Pep Guardiolën.

“Messi dëshiron të luajë për Manchester Cityn. Ai e trajton largimin nga Barcelona si diçka që i lëndon shpirtin, por ky është fundi i ciklit”, deklaroi gazetari.

Lionel Messi besohet se është bindur tashmë nga Guardiola që t’i bashkohet te City, andaj edhe ka dërguar faksin që ta lënë të lirë të largohet nga Camp Nou. 

Përveç klubit të Pep Guardiolës, Manchester United, Inter dhe PSG spekulohet se janë klubet e tjera të interesuara për transferimin e Messit.