Gjermania planifikon t’i kthehet jetës normale me 19 prill, ky është plani i saj

German Chancellor Angela Merkel makes a press statement before meeting with the heads of associations of the German economy and the trade unions on the economic consequences of the spread of the coronavirus COVID-19 at the Chancellery, with a view of the Reichstag, the bukiding housing the lower house of parliament, through the window in Berlin on March 13, 2020. (Photo by John MACDOUGALL / POOL / AFP)

Gjermania ka hartuar plane për ta përfunduar izolimin pas 19 prillit, raporton Reuters.

Gjermania ka hartuar një listë me masa, përfshirë obligueshmërinë për të vënë maska, limitet në tubime dhe gjurmimin e shpejtë të zinxhirit të infektimit. Me këto masa, zyrtarët mendojnë se jeta mund t’i rikthehet normalitetit dhe izolimi të përfundojë gjatë këtij muaji.

Propozimet, të përfshira në një draft dokument të përpiluar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilën e ka parë Reuters, thonë se masat e ndërmarra do të jenë të mjaftueshme që të mbahet numri i njerëzve që infektohen nga një person nën 1, edhe pasi jeta të kthehet gradualisht në normalitet.

Që ky plan të jetësohet, mekanizmat duhet të arrijnë të regjistrojnë më shumë se 80 për qind të njerëzve me të cilët një person i infektuar ka pasur kontakt në 24 orët e fundit tij pasi është diagnostikuar.

Me këto masa, parashihet që të rihapen shkollat dhe do të fillojnë “të relaksohen” kontrollimet strikte në kufij.