Gjermania thyen rekord, 8000 persona u shëruan nga koronavirusi brenda 24 orëve

Mbi 103 mijë persona janë prekur nga koronavisur në Gjermani, ndërsa janë konfirmuar të vdekur 1810, me një v’dekshmëri më të ulët se 2%.

Në anën tjetër, shtete si Italia, Spanja, Shtetet e Bashkuara apo Franca janë duke u përballur me një numër mjaft të lartë të v’dekjeve.

Por, ditën e djeshme Gjermania, ka thyer një rekord për të mirë në betejën kundër koronavirusit.

8000 persona janë shëruar brenda 24 orëve një shifër kjo rekord në botë.

Sipas raportit dje Gjermania, kishte 28700 persona të shëruar në koronavirusi.

Ndërsa sipas raportit numri i të shëruarve sot arrin në 36081 nga koronavirusi.