Gjithçka që duhet të dini për meçin Deontay Wilder dhe Tyson Fury 2

Deontay Wilder dhe Tyson Fury do të ndeshen sërish. Përballja e parë mes dy boksierëve të kategorisë së peshave të rënda ndodhi në dhjetor të vitit 2018 dhe përfundoi baras.

Dueli vlen për titullin WBC në kategorinë e peshave të rënda.

Përballja pritet të fillojë ndërmjet orës 5:00 dhe 6:00 të mëngjesit të të dielës 23 shkurt me kohën tonë.

Sipas ekspertëve gjasat janë më të mëdha që Wilder t’i japë fund duelit me nokaut, ndërsa Fury do të tentojë të fitojë me pikë.