Goli i barazimit të Southampton, Harry Maguire po e markonte shokun e skuadrës (VIDEO)

Manchester United dështoi të marrë një fitore ditën e djeshme, teksa barazoi me Southamptonin 2-2 në shtëpi.

Ishte një gol në minutën e 97′, që i prishi festën ekipi të Solskjaer. Megjithatë ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është një gafë e Harry Maguiare, gjatë kohës kur shënoi kundërshtari në fund.

Pas një krosimi të Sotton nga goditja e këndit, mbrojtësi anglez e humb fillin, duke harruar kundërshtarin dhe duke markuar në zonë shokun e tij të skuadrës Aaron Wan-Bissaka.

Pas kësaj erdhi edhe goli i Southampton, por Maguire tashmë është bërë viral në internet.