Goli i jashtëzakonshëm që e ktheu Fulhamin në Premierligë

Fulhami është rikthyer në Premierligë, pas vetëm një sezoni në kategorinë e dytë të futbollit anglez, pasi e mundi Brentfordin 2:1 në finalen e play-off të martën.

Në arritjen e kësaj fitoreje ndihmoi Joe Bryan me golin mbresëlënës të shënuar nga gjuajtja e lirë.

Klubi londinez rikthehet në elitën e futbollit anglez falë heroit Joe Bryan. Të gjitha tre golat u shënuan në kohën shtesë prej 30 minutave, për shkak se ndeshja u mbyll pa fitues 0:0 në kohë të rregullt prej 90 minutave.