Goli i Milot Rashicës, në ndeshjen miqësore të Werder Bremenit (VIDEO)

Milot Rashica është në pritje për tu larguar nga Werder Bremen për të bërë një hap të madh në karrierë.

Sulmuesi nga Kosova po kërkohet nga skuadra të ndryshme me RB Leipzig që mbetet favorit.

Megjithatë ai ka zhvilluar ndeshjen e tij të parë miqësore me Werderin këtë edicion, ndaj Austria Lustenaut.

Rashica duket në formë para ndeshjeve të shtatorit me Kosovën, ku ka shënuar edhe një gol.

Ylli kosovar realizoi në minutën e 50-të të takimit, pasi u asistua mirë nga kapiteni Selasie në fitoren e Werderit 4-2.

Gjithsesi ndeshja ndaj Lustenaut dhe goli ndaj ekipit austriak mund të jetë e fundit për Milotin me fanellën e Werderit, pasi së shpejti ai pritet të largohet nga kjo skuadër.