Goli i shënuar mbrëmë po konsiderohet më i bukuri i Liges së Kombeve (VIDEO)

Turqia mbrëmë e pësoi nga Hungaria në shtëpi me rezultat 0-1 në ndeshjen e xhiros së parë të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Dominik Szoboszlai në minutën e 80-të.

Ylli i Salzburgut shënoi nga gjuajtja e lirë në një distancë të konsiderueshme.

Portieri turk vetëm ishte spektator i një goli që lirisht mund të konsiderohet si më i bukuri në këtë kompeticion.