Granit Xhaka emërohet kapiten i Zvicrës

Granit Xhaka është emëruar kapiten i ri i Përfaqësueses së Zvicrës.

Pas pensionimit të Stephan Lichtsteiner, trajneri Vladimir Petkovic ka pasur të gjejë një kapiten të ri në skuadër.

Do të jetë Granit Xhaka kapiteni i ri i Zvicrës.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova, edhe në të kaluarën në disa ndeshje ka bartur shiritin e kapitenit.

Por, tani edhe zyrtarisht, në secilën ndeshje, Granit Xhaka do të udhëheq Zvicrën në fushën e blertë