Gratë shqiptare ecin pas burrave: Kjo është arsyeja pse ndodh kjo

Në çdo shoqëri tradicionale apo moderne, qarkullojnë modele sjelljesh, të cilat simbolikisht interpretohen me konotacione negative, herë-herë përçmuese, por që kryejnë funskione të rëndësishme për mirëfunksionimin e shoqërisë.

Për shembull, në shoqërinë tradicionale shqiptare, veçanërisht në segmentet rurale të saj, gjatë rrugëtimit, në asnjë rast, vajza ose gruaja e shtëpisë nuk duhet të ecte para babait, dajës, xhaxhait, vëllait, apo bashkëshortit. Pra, asnjëherë vajza ose gruaja nuk mund të ecte para burrave.

Në paragrafin 14 te Kanuni i Dibrës theksohet prerazi: “Nuset e gratë e shpisë, kudo me shkue, duhet me pasë nji burrë përpara.

Ecja e gruas gjithnjë prapa, e shndërronte atë në një mburojë natyrore, shumë të sigurt për bashkëshortin ose çdo burrë të fisit të saj ose të bashkëshortit që i printe në rrugët plot rreziqeve të krahinave fshatare.

Gruaja nuk mund të v’ritej në mënyrë të qëllimshme dhe për rrjedhojë, edhe burri që i printe asaj nuk mund të v’ritej prapa krahëve.

Në paragrafët 2945, 2946 dhe 2947 te Kanuni i Skëndërbegut theksohet prerazi: “Për gjak burri v’ret burrë…gruaja nuk v’ritet as për gjak gruaje. Pushka asht për burra. Burri nuk kapet me gra, gruaja ëashtë e paprekshme…kush v’ret grua koritet.