Greqia apo Turqia? Këto janë shtetet me ushtritë më të fuqishme në botë për 2020-n

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë po shtohen çdo ditë, ndërkohë që në këtë “lojë” është futur edhe Franca.

Nëpërmjet mesazhe të drejtpërdrejta apo edhe të koduara, dy shtetet i kanë treguar fuqinë ushtarake njëri-tjetrit

Mirëpo, cili shtetet është më i fuqishëm ushtarakisht. Sipas renditjes globale për vitin 2020, në krye të listës qëndron SHBA, ndjekur nga Rusia dhe Kina.

Ndërsa, Turqia renditet në vendin e 11. Nga ana tjetër, Greqia është shumë më poshtë, duke e renditur e 33-ta në botë për fuqinë ushtarake.

Renditja bazohet në mbi 50 faktorë, që variojnë nga fuqia ushtarake, financat, aftësia logjistike dhe pozicioni gjeografik.