Guardiola: Futbolli s’ka kuptim pa tifozë

Pep Guardiola thotë se beson se ndeshjet në Premier League do të luhen pa tifozë për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Trajneri i Manchester City beson se është çështje kohësh kur edhe futbolli në Premierligë do të ndikohet nga përhapja e koronavirusit.“Ndodhi tashmë në Itali dhe Spanjë – dhe unë mendoj se do të ndodhë edhe këtu”, tha fillimisht Guardiola.

“Ne duhet të pyesim, a ia vlen të luajmë futboll pa tifozë? Ne e bëjmë punën tonë për njerëzit.

Nëse njerëzit nuk mund të vijnë për të parë ndeshjet, nuk ka kuptim.”“Ne do të ndjekim udhëzimet nga qeveria, të gjithë janë të përfshirë në këtë virus – dhe ne thjesht do të ndjekim atë që duhet të bëjmë”, përfundoi ai.

Vlen të përmendet se shumë ndeshje në Evropë këtë javë janë luajtur pa tifozë – për shkak të virusit.