Guardiola shpjegon pse e bëri ndryshimin taktik që ia humbi ndeshjen me Lyonin

Pep Guardiola ka shpjeguar se bëri ndryshime taktike në humbjen tronditëse të Manchester Cityt kundër Lyonit në Ligën e Kampionëve, në përpjekje për t’i mbuluar dobësitë e skuadrës së vet.

City u mposht 3:1 nga Lyoni në çerekfinale të shtunën në Lisbonë, falë dy golave nga Moussa Dembele dhe një Maxëell Cornet, ndërkohë që për të kaltrit kishte shënuar Kevin de Bruyne.

Zgjedhjet taktike të Guardiolës janë kritikuar shumë menjëherë pas ndeshjes, pasi trajneri spanjoll luajti me një formacion të pazakontë për të, me vetëm tre lojtarë në mbrojtje dhe me anësorët fantastikë, Phil Foden dhe Bernardo Silva që u lanë ta ngrohin stolin pavarësisht se skuadrës i duheshin golat.

I pyetur për formacionin nga BT Sport, Guardiola tha: “Jo, ajo që ne kemi bërë ishte përpjekje për t’i mbuluar pikat e dobëta me pikë më të forta”.

“Ne krijuam më shumë mundësi, e shënuam një gol të mrekullueshëm, por fatkeqësisht e humbëm një rast tjetër ideal”, shtoi ai.