Haaland shpëton Dortmundin, shënon në sekondat e fundit të ndeshjes (VIDEO)

Ekipi i Valon Berishës, Fortuna Dusseldorf, i humbi tri pikët nga ndeshja kundër Borussia Dortmundit në mënyrë dramatike, pasi që Erling Haaland ia dhuroi fitoren skuadrës së tij me prekjen e fundit të topit për këtë ndeshje, që përfundoi me rezultat 1:0.

Shkaku i këtij goli në sekondat e fundit, Bayerni do të duhet të presë për ndeshjen e xhiros tjetër për ta siguruar edhe matematikisht titullin.

Një ndeshje pothuajse e barabartë – me nga pesë raste për të shënuar gol për secilën skuadër, përkundër dominimit në posedim të topit nga ana e Dortmundit – përfundoi me rezultat 1:0 për mysafirët në shtëpinë e Dusseldorfit.