Het-triku i lojtarit që po kërkohet nga shumë klube evropiane (Video)

Werner vazhdon të dhurojë spektakël në Bundesliga. Ai ka kompletuar het-trikun në ndeshjen kundër Mainz 05, ku Leipzig ka fituar 5-0.

Pasi realizoi për 1-0 në minutën e 11-të, dhe për 4-0 në minutën e 48’, lojtari që po kërkohet nga Liverpooli dhe shumë klube tjera, kompletoi het-trikun në minutën e 75’.