Hidhet Shorti i Superligës, super ndeshje që në xhiron e parë

Është hedhur shorti për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.

Që në javën e parë janë shortuar dy superndeshje por duke e parë numrin e vogël të skuadrave këtë sezon, atëherë të gjitha ndeshjet duken interesante.

Spikasin dy ndeshje, ku kampioni aktual Drita e pret skuadrën e Llapit dhe Feronikeli do të jetë nikoqir i Gjilanit.

Më poshtë e keni javën e parë:

Drita – Llapi

Trepça ’89 – Arbëria

Prishtina – Drenica

Besa – Ballkani

Feronikeli – Gjilani