Historia e bukur e nënës 29-vjeçare, me 7 fëmijë (VIDEO)

Një ditë më parë në edicionin informativ të lajmeve në Top Channel, u tregua një histori e bukur dhe e veçantë e një nëne 29-vjeçare nga Tropoja. Edhe pse e re në moshë, Ajlin Alfredaj ka 7 fëmijë dhe ka zbuluar se dëshiron edhe një tjetër.

Ajlin ka treguar se Zoti e ka bekuar me 3 palë binjakë dhe një tek. “Binjakët e parë janë Rei dhe Rea 9 vjeç.

Binjaket e dyta janë Ajseli dhe Selma  që mbushin 6 vjeç. Ajla dhe Amelia janë binjaket e treta që mbushin 5 vjeç, dhe Kenza është tek, 3 vjeçe”, ka thënë ajo.

Por pavarësisht se është nënë e 7 fëmijëve, kjo nuk e ka penguar aspak që të rritet profesionalisht. Ajlin ka përfunduar 2 fakultete, një për drejtësi dhe një për edukim fizik, ndërsa këtë vit kërkon të nisë një master të dytë.  Ndërkohë momentalisht punon si juristë pranë hipotekës së Bajram Currit.

Kjo histori frymëzuese është publikuar gjithashtu në kanalin zyrtar të Top Channel në “Youtube”, e cila brenda 24 orëve ka marrë mbi 200 mijë view. Gjithashtu edhe komentet janë të shumta, ku njerëzit përgëzojnë çiftin e ri për krijimin e një familje kaq të bukur dhe të lumtur.