Historia prekëse e familjes që jeton në kushte kaq ekstreme (VIDEO)

“Shqiptarët për shqiptarët” ishin në Kamëz në mes të shtëpive pa shtëpi. Kjo një banjo e improvizuar në mes të arës. Në këtë çadër jetojnë 6 anëtarët e familjes Sala. Do të kalojmë një ditë këtu, për të kuptuar se si mundet që edhe sot të jetohet në kushtet kaq ekstreme.

Prindërit, Ermira dhe Ardiani janë që të dy të sëmurë dhe nuk kanë mundur të ndërtojnë një shtëpi më të mirë se sa kjo. Ermira thotë se vetë vuan nga probleme shëndetësore, burri i saj është i shtruar nga epilepsia në spital.

Jeta këtu është më tepër se e vështirë është gati e pamundur. Fëmijët tremben dhe në një ditë me shi më mirë është të qëndrosh jashtë se sa brenda. Në këtë kohë pandemie është e vështirë të mbash higjenën në këtë ambient.

“Fëmijët nuk i kanë bërë detyrat, se ka qenë kjo periudha e virusit dhe s’kanë bërë detyrat e shtëpisë. Këtu flemë, këtu hamë, dhe për t’u larë këtu i lajmë. Janë shumë shumë kushte të vështira.

Kur bie shi dhe kur bën shumë ftohtë dhe u lagte çadra . Unë i merrja dhe të lagur i mblidhja në një vend se ishte shumë ftohtë.

Fëmijët qanin, se kishin frikë. Edhe natën për të dalë në banjo ishte shumë ftohtë dhe shumë e vështirë, fëmijët kanë frikë . Edhe qentë janë gjithë natën duke gërthitur në derë”,shprehet Ermira.

“Më vjen shumë keq për mamin, për babin, për motrën dhe vëllain. Jetojmë në kushte shumë të vështira. Mami nuk ka çfarë të bëjë. Babin e kemi shumë të sëmurë”,-shprehet vajza mes lotëve që i derdhen faqeve.

Për shumëkënd darka e iftarit është një tryezë e mbushur plotë, me ushqime dhe fruta ndërsa për Ermirën dhe fëmijët e saj iftari është ky. Edhe pse për ta argjërim është gjatë gjithë vitit.

“Kështu është jeta jonë, çdo sabah ngrihemi mes fukarallëkut. Është shumë e vështirë për fëmijët. Mendojmë më shumë vetëm për fëmijët t’i fusim diku brenda. Çfarë të ketë shkruajtur Zoti.

Në dorën e Zotit kemi ngelur. Ishalla bëhet më mirë Këtu është dysheku që flemë në darkë dy vajzat vetëm ja ky këtu”,-thotë Ermira.

“I kërkoj gjithë shqiptarëve të kem një strehë, të fusim kokën mos të flemë më këtu. një strehë që të fiutim kokën. Sa të fusim kokën në një strehë, se mos të flemë më në çadër.

Sa herë bien shi na bie nëpër koka. Është bërë çadra copa-copa dhe pikon gjithandej”,-kërkon mes lotësh vajza e familjes Sala.