Historia prekëse e vogëlushit që ndërroi jetë nga neglizhenca e shtetit

Një vend, ku jeta juaj varet nga portofoli që keni mund ta quajmë me plot gojë Shqipërinë.

E themi këtë, pasi të shkosh në dyert e spitaleve, pa hyrë ende mirë ul kokën nga xhepat për të parë sa mundësi ka që një i afërmi jonë të kurohet nga një sëmundje.

Vogëlushi kishte nevojë për transplant të menjëhershëm dhe fatmirësisht për këtë kishte dalë garant një fondacion, i cili mori gjithçka përsipër, duke mos rënduar financiarisht familjen që i dridhej zemra teksa shihnin fëmijën e tyre në shtratin e spitalit.

Mirëpo këtu fillon ajo që mund ta themi me gjysëm zëri: “Mirë se erdhët në Shqipëri!”.

Fëmija i sëmurë u ndal nga shteti shqiptar, i cili pengoi fluturimin e vogëlushit nga Shqipëria në Itali, ku do të kryhej dhe transplanti, me justifikim e pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi. Lidhur me këtë familja e 3-vjeçarit bëri apelin rrëqethës në redaksinë e JOQ ALBANIA.

Pak ditë pas apelit, sërish në redaksinë tonë, mbërriti lajmi i keq se gjendja shëndetësore e 3-vjeçarit ishte rënduar dhe ai kishte përfunduar në reanimacion.

Pas kësaj, kishte mbetur më pak shpresë për jetën e vogëlushit, dhe thirrja u bë urgjente, por sërish, askush nuk reagoi.

Pak orë më vonë fëmija ndërroi jetë në spital, duke u bërë kështu v’iktima e papërgjeshmërisë dhe neglizhencës së qeverisë së Rilindjes.

Kjo ngjarje skandaloze për shtetin shqiptar, vjen pasi deputetët, miqtë apo edhe pasanikët mavi transportohen me paratë tona për kurim jashtë shtetit në spitalet më të shtrenjta.

Ata u kuruan me tërë të mirat, duke mos u munguar asgjë, shërbim i specializuar spitalor dhe kushte që Shqipëria është vite dritë larg.

Edhe sa jetë do ikin në heshtje dhe pa asnjë përgjegjës?

V’dekja e Davidit të vogël, është përgjegjësi e plotë e shtetit shqiptar, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaluan kurimin e tij, mungesa e të cilit i mori jetën.

Sot familja e 3-vjeçarit vuan në shpirt humbjen e vogëlushit, ndërsa në mendje dhe mbi shpatulla kanë neglizhencën e një qeverie skandalesh.

U prehsh në paqe David! Që lart ti mund të shikosh se kush janë fajtorët e largimit tënd nga prehri i nënës.