Holyfield i gatshëm të ndeshet përsëri me Tyson, por me një kusht

“Një tjetër ndeshje me Mike Tyson? Nëse është për bamirësi po, por duhet të jetë ai që të ma kërkojë. E kam mundur dy herë dhe duhet të jem bullist ti kërkoj një tjetër ndeshje”.

Janë fjalët e Evander Holyfield, legjenda e boksit e rivali historik i Mike Tyson.

‘Iron Mike’ nuk arriti kurrë ta mundte “The Real Deal”: humbi në 1996 me KO teknik e një vit më vonë për skualifikim (episodi i famshëm i kafshimit të veshit.

Rikthimi i tyre në ring do të gëzonte të gjithë adhuruesit e boksit, por të dy tani kanë një moshë 110 vjecare së bashku (Tyson 53 vjec e Holyfield 57).

Por kjo nuk është problem për kampionin amerikan: “Jemi të dy në formë të mirë dhe gati për të luftuar, nuk jemi budallenj.

Mendoj se me ndeshjen e tretë mund të grumbullojmë shumë para për ti dhënë për bamirësi e për të paguar pjesën e mbetur të jetës sonë.

Mike është shumë i shpejtë, por edhe unë jam e nuk do të qendroj në kënd duke e pritur”.