Humb Tiani dy vjeçar, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij (Foto)

Tian Krasniqi, vetëm djaloshi vetëm dy vjet e gjysmë nga Malisheva, ka humbur që nga pasditja e djeshme.

Familjarët me anë të disa postimeve në Facebook, kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve për kërkime dhe për gjetjen e tij.

Në kërkim të tij janë një numër i madh bashkëfshatarës të cilët kanë dalë në ndihmë të familjarëve.

Postimi i plotë i familjarëve:Që nga orët e pasdites, ka humbur Tiani nga lagjja Lahaj e fshatit tonë Tërpezë Komuna e Malishevës.

Tian Bujar Krasniqi, dy vjeç e gjysmë ka humbur edhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Në kërkim të tij janë një numër i madh i bashkëfshatarëve të cilët kanë dalur ta kërkojnë.Poashtu, u bëhet apel të gjithë atyre që mund të ndihmojnë për gjetjen e Tianit sa më shpejtë.

Kërkohen edhe vullnetar që të ndihmojnë në kërkimin e fëmijës që ka humbur.Të gjithë ata që kanë ndonjë informatë, ju lutem kontaktoni numrin: 045689923, Nexhat Krasniqi.