Huqja e futbollistit në portën e zbrazët, bëhet hit në internet (VIDEO)

Aster Vranckx është mbase kandidati kryesor për huqjen e sezonit, pas dështimit për të shënuar në portën boshe në humbjen e Mechelen 1:0 kundër KV Oostende në ligën elitare të Belgjikës, të shtunën.

17-vjeçari e kishte mundësinë më të përsosur të mundshme për të shënuar në portën e zbrazët për Mechelen, në pjesën e dytë

Portieri kundërshtar e kishte braktisur portën në përpjekje për ta grushtuar topin nga zona, por topi e goditi transversalen dhe ra pranë këmbëve të Vranckx.

Por disi, në një portë të zbrazët ku më vështirë e pati ta godasë topin jashtë saj sesa ta fusë në rrjetën e saj, ai e kurthoi veten dhe u ndesh me shtyllën e portës dhe falë ngathtësisë së tij, një mbrojtës kundërshtar erdhi dhe e largoi topin.

Humbja e këtij rasti të artë nga ai i kushtoi skuadrës së tij dyfish, pasi Oostende shënoi në kohën shtesë për t’i fituar tri pikët e plota nga ky takim.