Hutohet Neymari, i uron Bayer Leverkusenit titullin e Champions League

PSG u mposhtën 1-0 nga Bayern Municu në finale të dielën mbrëma.

Trishtimi ishte evident, teksa e pamë Neymarin të përlotur në fushë.

Dhe kur brazilianit iu thanë lotët, ai bëri një postim në rrjetet sociale.

Mirëpo, ndoshta ai ishte ende i ndikuar nga emocionet pasi bëri një gabim të sikletshëm.

Ai shkroi: “Humbja është pjesë e sportit, ne provuam të gjitha, luftuam deri në fund. Faleminderit për mbështetjen dhe simpatinë prej secilit prej jush, urime Bayer.”

Mesazh i mirë por BAYER?

Me siguri ishte vetëm gabim teknik, por kjo nuk e ndali Bayer Leverkusenin të përfshihej.

Llogaria zyrtare e këtij klubi, shkroi: “Faleminderit Neymar. Nuk jam i sigurtë pse po më uron kur jam në pushime duke luajtur FIFA… por faleminderit.”