I humbur prej 3 muajsh, babai me lot në sy kërkon ndihmë nga shteti për gjetjen e djalit

Sabit Pali, babai i Ardian Palit, 18-vjeçarit që është i zhdukur prej 3 muajsh, bën thirrje shtetit që të gjejë djalin e tij.

Ai ka deklaruar se deri më tani shteti shqiptar nuk ka bërë asgjë në lidhje me këtë ngjarje, madje ka theksuar se kryeministri Edi Rama nuk i ka kthyer një përgjigje. Babai me lot në sy shpjegon më tej se djali kishte dalë në mal për të mbledhur lule, por nuk u kthye më në banesë.

“Ka tre muaj që më ka humbur djali në Korab. Për gjendjen e ekonomike të dobët mora edhe djalin dhe djali më humbi në Korab. Aty isha duke mbjellë bimë mjekësore për t’i shitur, për të siguruar copën e bukës.

I kam dërguar letër Presidentit, Meta më ka kthyer përgjigje. I kam nisur letër edhe kryeministrit dhe nuk ka kthyer përgjigje, nuk e ka çarë kokën hiç. I bëj thirrje kryeministrit, presidentit dhe ministrit të Brendshëm që të merren sa më shpejt me këtë ngjarjen time.