I konsideruar si një ndër golat më të bukura në histori (Video)

I konsideruar si një ndër golat më të bukura në histori dhe padiskutim goditja e dënimit më perfekte.

Një trajektore që ngjan më shumë me filmat me kartona “Holly & Benji” dhe si një lojë kompjuterike. E megjithatë, specialiteti i këtij futbollisti qëndronte pikërisht te preçizioni dhe forca.

Sot Roberto Carlos, një ndër mbrojtësit e krahut më të mirë në histori, feston 47-vjetorin e lindjes! Por, kjo perlë nuk ka nevojë të festohet, por vetëm të shijohet, brez pas brezi!

“Nuk e kam idenë më të vogël se si arrita të shënoj atë gol! Sinqerisht, edhe kur e mendoj habitem sërish.

Thjesht mora vrull, godita fort dhe mbylla sytë! Kur pashë topin në rrjetë kuptova se çfarë kisha bërë”.