I shënoi gol historik Real Madridit, futbollisti kërkon punë si gazetar (Video)

Alvaro Romero ishte lojtari, që e vodhi “skenën” në një moment, bashkë me duartroktijet e tifozëve. Në pjesën e dytë, Romero shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes së “Los Blancos”, për të shënuar golin e nderit të Unionistas.

Një gol historik, që fiksoi barazimin e përkohshëm të ndeshjes. Minutat kaluan dhe të bardhët ishin në gjendje ta kthenin rezultatin në favor të tyre.

Në fund të ndeshjes, që nuk do ta harrojë kurrë, Romero u intervistua nga gazetarët. 22-vjeçari nuk kishte ide më të mirë, sesa të përfitonte nga minutat e tij para kameras, për të kërkuar punë.

Jo pune dosido, por si gazetar: “Unë po prezantoj veten. Si jeni, unë jam gazetar, në rast se ndonjë gazetë dëshiron të më punësojë mua…”, – tha lojtari 1.47 metër i gjatë me të qeshur. Romero e pranoi që Madridi ishte superior, por qëllimi i skuadrës së tij ishte të jepte gjithçka në fushë.