Ibrahimovic nuk durot dot pa futboll, i kthehet stërvitjes te klubi ku është bashkëpronar (Foto)

Ndërsa në Itali dhe shumë vende të tjera në Europë nuk mund të sërvitesh ende në ambjentet e qendrës sportive me futbollistët që duhet të bëjnë çmos që të ushtrohen në shtëpi, Zlatan Ibrahimovic, sulmuesi i Milanit, sot është kthyer në fushë.

Suedezi është duke u stërvitur në qendrën stërvitore të Hammarby, klubi ku është edhe bashkëpronar.

Klubi në fjalë i ka dhënë mundësi lojtarëve që nëse duan mund të përdorin qendrën stërvitore duke nisur nga dita e hënë.

“Ibrahimovic kishte shumë dëshirë që të kthehej të prekte topin dhe te ne është gjithmonë i mirëpritur”, deklaroi drejtori sportive i klubit, Jesper Jansson.