Ibrahimovic provokon tifozët anglezë me këtë video nga plazhi

Zlatan Ibrahimovic ka thumbuar tifozët anglezë me një video nga plazhi, duke u kujtuar atyre golin që u kishte shënuar në fitoren 4-2 të Suedisë ndaj Anglisë në vitin 2012.

Dy kombëtaret ishin takuar në Friends Arena para tetë vitesh dhe sulmuesi e kishte marrë të gjithë vëmendjen me golin e shënuar në stilin gërshërë.

Ibrahimovic arriti që të shënonte në një distancë prej 25 metrash në portën e Joe Hart, që mbeti i befasuar.

38-vjeçari e ka kujtuar atë moment të bukur me një video të publikuar nga plazhi derisa qëndron në ujë.

Ibrahimvoci ngrit topin me duar dhe më pas godet atë në stilin gërshërë në mbishkrimin: “Zot ruaje Mbretëreshën”.

Në atë vit (2012), suedezi fitoi çmimin Puskas për golin më të mirë të shënuar, derisa ‘Tre Luanët’, sidomos Hart, e kujtojnë me shumë dhimbje.