Idhuj për shumë breza, legjendat e Serisë A bisedojnë live mes batutave dhe kujtimeve

Maldini (Milan), Del Piero (Juventus), Francesco Totti (Roma) dhe Havier Zane ( Inter) janë padyshim idhuj të shumë brezave që kanë ndjekur futboll, sidomos Serinë A.

E gjithë karriera e tyre i është kushtuar një klubi dhe dallohen për besnikërinë, si dhe për shpirtin e garës.

“Sky Sport” ka vendosur që t’i bëjë bashkë të gjithë bashkë në një lidhje live në internet.

Me të njëjtat fytyra si dikur, të qeshur, të sjellshëm dhe duke transmetuar mirësi, të katërt kanë kujtuar kohët e tyretë arta.

Asnjëri prej kush nuk e ka fituar Topin e Artë…

Totti: Topi i Artë është një çmim që të gjithë lojtarët aspirojnë të fitojnë, por nuk është i thjeshtë.

Unë, në krahasim me Del Pieron, kisha më pak shanse ta fitoja sepse Roma është rast tjetër.

Jo çdo vit kemi shansin të fitojmë kampionate ose Kupa të Kampionëve. Është një trofe që do të më pëlqente.

Del Piero: Dinamika për ta fituar topin e arte është e veçantë. Ka pasur vite kur kam qenë shumë afër, kur kemi fituar Champions League, kur ishim në finalen e Champions League çdo vit.

Çfarë ju ka mësuar sporti?

Maldini: Prindërit e mi më mësuan arsimim, sporti më ka mësuar lojën ekipore. Mos mendoni për veten tuaj, por për të mirën e përbashkët, si në këto momente.

Zanetti: Fryma e ekipit, bujaria dhe të qenit në dispozicion të njëri-tjetrit. Sidomos në atë që ne po përjetojmë tani fryma e bashkimit është thelbësore.

I gjithë vendi po lufton kundër këj virusi dhe për këtë arsye është i nevojshëm bashkimi i të gjithëve.