Ilir Latifi e fitoi “luftën”, gjyqtarët e vodhën fitoren e tij

Ilir Latifi është mposhtur në UFC 247 nga amerikani Derrick Lewis.

Shqiptari nga Vushtrria ishte në formë të mirë duke e rrëzuar kundërshtarin tri herë në tapet por nuk ja doli të fitoi.

I befasuar me vendimin e gjyqtarëve është shprehur edhe komentatori i UFC-së, Dominick Cruz.

”Këtyre gjyqtarëve duhet t’ju vij turp nga vetja, Latifi ishte përpara përsa i përket numrave dhe 3 takedown-e ndaj zero të Lewis.” – ishin fjalët e tij pas përfundimit të ndeshjes.

Nga shumë komentues vendimi i gjyqtarëve u kontestua, duke aluduar në paraqitje më pozitive të luftëtarit me prejardhje shqiptare.

Nuk munguan komentet pas ndeshjes, ku pothuajse të gjithë e vlerësuan si fitues Latifin ndaj Lewis, madje edhe fansat e Lewsit.