Infektohet futbollisti i dytë në Serie A me Koronavirus (Foto)

Sulmuesi Manolo Gabbiadini është bërë futbollisti i dytë në Serie A që ka testuar pozitiv me koronavirus.

Klubi italian Sampdoria ka njoftuar se Gabbiadini është testuar pozitiv me virusin. Të mërkurën pozitiv ishte testuar mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani.

“Sampdoria njofton se futbollisti Manolo Gabbiadini është testuar pozitiv me koronavirusin COVID-19. Ai ka temperaturë pak, por është mirë. Klubi ka aktivizuar gjitha procedurat e izolimit siç kërkohen me ligj”, është thënë në komunikatë të klubit.