Infermieri shpërthen në lot, nuk mund ta përqafojë djalin e tij për shkak të koronavirusit

Një video prekëse tregon infermierin në Arabinë Saudite duke qajtur, pasi ai është i detyruar të refuzojë përqafime nga djali i tij pasi kthehet nga puna, për shkak të frikës së transmetimit të koronavirusit.

Infermieri, Naser Ali Al-Shahrani, i cili punon në një spital në Rijad, sapo kishte arritur në shtëpi në kohën kur ishte realizuar video, shkruan Daily Mail.

Pamjet tregojnë djalin e vogël, të quajtur Mohamed duke vrapuar drejt babait të tij krahëhapur. Por pa ndonjë sqarim shtesë ai e detyron djalin e tij të ndalet.

Vogëlushi i hutuar më pas qëndron larg Al-Shahranit, derisa infermieri mbështetët në këmbët e tij dhe fillon të qajë.