Infermierja u jep leksion të rinjve që nuk respektuan karantinimin: Ju jeni idiot, ne po e rrezikojm jetën për ju

Një infermiere britanike i ka filmuar një grup të rinjsh me të cilët madje është konfrontuar, kur i pa derisa po argëtoheshin në një park në kohën kur i tërë vendi është futur në karantinë nga koronavirusi.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihet se si kjo grua detyron një grup prej gjashtë personash të shkojnë nëpër shtëpitë e tyre në Hampshire.

Ata shihen të shtrirë në bari duke pirë birra, kurse gruaja dëgjohet duke u thënë: “Burri im nuk po e merr pagën.

Më duhet vazhdimisht të punojë jashtë orarit. I kam dy fëmijë. Më duhet të punoj çdo ditë me frikën se virusin do t’ua dërgojë në shtëpi falë njerëzve sikur ju”.

Por, duket se kritikat e saj patën efekt, pasi të rinjtë ngritën në këmbë dhe fillojnë të shpërndahen, megjithatë njëri prej tyre i kërkon të mos i filmojë.

“Jo. Nëse dëshironi të tregoni se sa jeni budalla, do t’ia tregojë botës videon. Pse mendoni se jeni më të mirë se të tjerët, këtë nuk e di”, ka shtuar ajo.

E pa kaluar shumë kohë ata largohen me biçikleta, por njëri prej tyre sikur hezitonte sepse vazhdonte të qëndronte me telefon në dorë.

Kurse gruaja ia bënë me dije se me dëshirë të madhe do të qëndrojë pranë tij derisa të arrijë policia.