Interi dhe Manchester Unitedi sonte kërkojnë gjysmëfinalen

Një edicion tepër i veçantë që ndoshta do të mbahet mend gjatë edhe për shkak të ndërprerjes së pazakontë të Koronavirusit dhe influencës së madhe që pati virusi gjatë këtij sezoni në Kupat e Evropës.

Ndeshjet e fazës çerekfinale janë ndarë në dy ditë të veçanta dhe në ditën e parë do të zbresin në fushë dy ekipe si Manchester United dhe Inter i Milanos, që konsiderohen edhe si klubet favoritë për të triumfuar në edicionin e sivjetshëm.

Zikaltërit do të matin forcat me Bayer Leverkuzenin, në një ndër ndeshjet më të forta të fazës çerekfinale.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Antonio Conte me të drejtë konsiderohet si një ndër ekipet më në formë, duke pasur parasysh që Interi pas rifillimit të sezonit ka humbur vetëm 1 nga 15 takimet e fundit.

Shumë më të thjeshtë pritet ta ketë në takimin tjetër Manchester United, që do të përballet po në të njëjtën orë me Kopenhagenin në Qytetin e Këlnit, në “RheinEnergieStadion” pra pikërisht stadiumin edhe ku do të zhvillohet finalja e madhe e këtij edicioni në Europa League.

Të dyja këto ndeshje zhvillohen sonte nga pra 21:00.

Fituesi i duelit Inter vs Leverkusen do të përballet me fituesin e ndeshjes Shkahtar VS Basel.

Kurse fituesi i sfidës Manchester United VS Kopenhagenin, në gjysmëfinale do të ketë punë me fituesin e ndeshjes Sevilla VS Wolves.