Interi dhe Sassuolo – Drejtpërdrejt LIVE

Interi do të kërkojë të mbetet në garë për titull në Serie A kur ta mirëpresë Sassuolon në Giuseppe Meazza.

Takimi i javës së 27-të mes Interit dhe Sassuolos nis në orën 19:00 dhe luhet pa tifozë.

Skuadra e Antonio Contes e pret Sassuolon, e vetëdijshme se çfarëdo lëshimi i pikëve do ta linte praktikisht jashtë garës për titull.

Interi ngel nëntë pikë prapa liderit të Serie A, Juventusit, dhe pesë pikë prapa Lazios, por me një fitore sonte do t’i afrohej liderit në vetëm gjashtë pikë, duke qenë se e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Conte nuk do të mundë të llogarisë në Marcelo Brozovicin, Stefano Sensin dhe Mattia Vecionin në mesfushë, për shkak se të tre janë të lënduar.

Linku 1 – Shiko ketu ndeshjen – LIVE