Interi dhe Shakhtar Donetsku – Drejtpërdrejt LIVE

Interi dhe Shakhtar Donetsku do të tentojnë sonte të kalojnë në finale të Ligës së Evropës.

Të dy skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen që fillon në ora 21:00 në stadiumin “Merkur Spiel-Arena”.

Për këtë sfidë, Antonio Conte nuk mund të llogarisë në Alexis Sanchez e Mattia Vecino, që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Shakhtari do të jetë pa lojtarët si, Ismaily dhe Malyshev, që po ashtu janë të lënduar.

Kujtojmë se fituesi i këtij dueli do të takohet me Sevillën në finale, që fundjavën që shkoi eliminoi Manchester Unitedin me rezultat 2-1.

Formacioni i Interit: Handanovic, Godin, De Vrij, Bastoni, D’Ambrosio, Barella, Brozovic, Gagliardini, Young, Lukaku dhe Lautaro Martinez.

Shiko ketu ndeshjen LIVE