Interi dhe Torino – Drejtpërdrejt LIVE

Interi dhe Torino i kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin që luhet në kuadër të javës së 32-të në Serie A.

Ndeshja që fillon në ora 21:45 do të zhvillohet në stadiumin Giuseppe Meazza, derisa Nerazzurët i pret një takim mjaftë i vështirë.

Antonio Conte në këtë sfidë do të jetë pa Nicolo Barellan, Romelu Lukakun, Victor Mosesin, Stefano Sensin dhe Mattia Vecinon që janë të lënduar.

Në anën tjetër, Torino do t’i ketë vetëm dy mungesa si, Simone Zaza që ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe Daniele Baselli që është i lënduar.

Formacioni i Interit: Handanovic, Godin, De Vrij, Bastoni, D’Ambrosio, Gagliardini, Brozovic, Young, Valero, Lautaro, Sanchez.

Shiko ketu ndeshjen – LIVE