Interi është duke bërë përpjekje serioze që të nënshkruajë me Lionel Messin

Gazetta dello Sport ka shkruar për numrin e nesërm që Interi është duke bërë përpjekje serioze që të nënshkruajë me Lionel Messin nga Barcelona, me një pagë prej 50 milionë euro neto në vit

Ata mbesin e vetmja media italiane të cilët shkruajnë se oferta është reale dhe janë cituar sot edhe ngë El Chiringuito në Spanjë.

Messi është duke shkuar drejt fundit të kontratës së tij në Camp Nou dhe mësohet se është shumë i pakënaqur me pronarët dhe me trajnerët e klubit.

Sipas Gazzetta, propozimi i Interit është një kontratë me vlerë 50 milionë për sezon neto, kurse në total ai do të fitonte 260 milionë euro për katër vjet.

Tregimi thotë se babai i Messis ka blerë një shtëpi në Milan.