Ismet Munishi: Nuk ja vlen me fol për një vend ku ka shumë servilizem e amaterizem

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka reguar pas rasteve të shumta pozitive tek klubet kosovare që garojnë këtë sezon në Evropë.

Gjatë fillimit të pandemisë, Ismet Munishi kishte insistuar që kampionati të mos rikthehej duke qenë se Kosova nuk kishte kushte të mjaftushme sanitare për të zbatuar protokollet e sigurisë.

Megjithatë, kampionati u zhvillua pa shumë probleme dhe u duk sikur koha e kishte demantuar ish trajerin e Vushtrrisë. Por, problemet u shfaqën kur ekipet kosovare nisën aventurat evropiane.

Fillimisht Drita, e pastaj Gjilani e Prishtina patën raste pozitive me ndeshjet që u anuluan ose u shtyen. E ndaj këtij fakti ka reaguar përsëri Ismet Munishi.

Përmes llogarisë së tij ai ka kërkuar marrjen e përgjegjësisë nga të gjithë personat kryesor të këtyre ngjarjeve.

Mundeni mi shiku emisionet e mija ne reprizë ku do të gjeni përgjegje ne shumë pyetje. Sidomos ne lidhje me situatat e krijuara te klubeve tona ne garat Evropiane keto ditë.

Por qka ja vlen me fol ne ni vend ku ka shumë servilizem e amaterizem.

Ku ja vlen me fol ne ni vend ku ka me se shumti dollovere dhe dollovergjinjet te ndigjojne te shikojnë ne sy dhe nuk skuqen.

Pra nese dikush e lyp fajin jemi te gjithë fajtor. Sepse ne krijojmë nje shoqeri te tille ne prodhojme keto gjera te shemtuara.

Ndryshoni kurr nuk eshte vone. Unë Biri Yt Kosovë.