Ismet Munishi: “Po doni futboll, kom m’ju rrasë futboll. Mos boni tani ciu-ciu-ciu,

Kryetrajneri i Ballkanit të Suharekës, Ismet Munishi, ka komentuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë (MSH) dhe i ka dërguar selame skuadrave tjera për rikthim të futbollit.

“Po doni futboll, kom m’ju rrasë futboll. Mos boni tani ciu-ciu-ciu,” ka shkruar Munishi në llogarinë e tij në Facebook.

Vetë Munishi, që ka ekipin e tij lider të Superligës aktualisht, është shprehur të jetë kundër rikthimit, pasi që shëndeti i futbollistëve është primar dhe kushtet nuk janë në Kosovë njëjtë sikurse në vende tjera ku ka rifilluar futbolli.