Itali: Regjistrohen rënie të rasteve të reja – numri i të shëruarve po rritet dita ditës

Shefi i instituteve shëndetësore në Itali, mjeku Silvio Brusafero, ka deklaruar se në këtë vend është arritur piku i krizës së epidemisë së coronavirusit dhe se sipas tij do të duhej të fillonte rënia e numrit të rasteve të reja.

Brusafero ka shtuar se do të ishte çmenduri të zvogëloheshin masat preventive të qeverisë italiane të cilat kanë dhënë rezultate pozitive, që nënkuptojnë ndalimin e lëvizjeve dhe qëndrimin nëpër shtëpi.

Kujtojmë që Italia ka hyrë në javën e tretë të ndalimit të lëvizjes për qytetarët, kjo për shkak se në vend është shënuar një numër i madh i të prekurve dhe v’dekurve.

“Jemi në pikun e Koronavirusit. Duhet ta konfirmojmë këtë, pasi që arritja e pikut të krizës nuk do të thotë se gjithçka ka mbaruar.

Kjo do të thotë se tani duhet të ketë rënie nëse punojmë shumë dhe i kushtojmë vëmendje gjërave që i bëjmë çdo ditë”, ka shtuar ai.

Shifrat e publikuara nga agjencia italiane për mbrojtje civile, konfirmojnë rënien, me vetëm 4.053 raste të reja, që në total i bie 105.792.

Italianët besojnë se janë në pikun e krizës së coronavirusit, pasi numri i rasteve me vdekje ka filluar të bie derisa i atyre që po shërohen dita ditës po rritet.

Për vetëm një ditë janë shëruar 1.109 persona, kurse në repartin e kujdesit intensiv janë shtrirë 4.023 e ata që po shërohen në shtëpi – 45.420.

Megjithatë, italianët bëjnë thirrje për më shumë kujdes, sepse përhapja e virusit mund të vazhdojë nëse i marrin gjërat shtruar, më saktësisht nëse nuk respektojnë masat e vëna nga qeveria italiane.

Përveç kësaj, është hapur një spital i improvizuar në Milano, ku do të vendosën pacientët që janë të shtrirë nëpër repartet e kujdesit intensiv të spitaleve tjera. Përqindja e v’dekjeve në Itali është e lartë që në fakt konsiderohet si më e larta në botë.

E vendi që më së shumti është goditur është rajoni i Lombardisë, ku numri i rasteve të reja ka shënuar rënie gjatë 24 orëve të fundit – janë regjistruar vetëm 1.047 raste e të vdekur 458.

Kështu duken statistikat e të vdekurve gjykuar nga mosha:

Nga 0 deri në 20 vjet / 0 v’dekje, Nga 20 deri në 29 vjet/ 2 v’dekje,
Nga 30 deri në 39 vjet/ 20 v’dekje, Nga 40 deri në 49 vjet/ 89 v’dekje,
Nga 50 deri në 59 vjet/ 369 v’dekje, Nga 60 deri në 69 vjet/ 1.162 v’dekje,
Nga 70 deri në 79 vjet/ 1.456 v’dekje, Nga 80 deri në 89 vjet/ 3.984 v’dekje,
Nga 90 e më shumë/ 939 v’dekje.