Italianët: S’ka më virus, nuk më intereson nëse jam pozitiv (Video)

Radio Uno në një prej emisioneve të përditshme, TG1, realizoi një reportazh në shtetin kroat për mënyrën sesi italianët e rinj po argëtohen në klubet e natës në Adriatik, pa respektuar masat e rekomanduara epidemiologjike.

Radio raportoi për lokalet e mbushura të natës, të cilat pranojnë dy herë më shumë mysafirë sesa lejohen në kohë pandemie gjersa të rinjtë flasin pa hezitim para kamerave.

“S’ka COVID, ska më koronavirus”, thotë një vajzë e re dhe kur u pyet nga gazetarja nëse është në dijeni të fjalëve që po shqipton, ajo përgjigjet “Po, jam shumë e vetëdijshme”.

Sipas të dhënave të fundit, Italia gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar 574 raste të reja të të infektuarve me koronavirus dhe disa prej tyre janë të sapo kthyer nga pushimet në Kroaci, Greqi dhe Maltë.

Por, kjo nuk po i shqetëson italianët e rinj, ku një prej tyre thotë se “do të bëj nesër testimin dhe nëse jam pozitiv, nuk shqetësohem.