Ja 34 shtetet që ende nuk janë prekur nga koronavirusi

Pavarësisht se ka infektuar më shumë se 3 milionë persona anembanë botës, janë ende 34 shtete dhe territore që ende nuk kanë raportuar asnjë rast të infektuari me pandeminë e koronavirusit.

Këtu përfshihen, Komoros, Lesoto, Taxhikistani, Turkmenistani dhe shumë shtete ishullore në Paqësor, si Nauri, Kiribati dhe Ishujt Solomon.

Ndërkohë që prej 20 prillit, 213 shtete dhe territore nga 247 të njohur prej Kombeve të Bashkuara kanë raportuar të paktën një rast me virus.

Viktima janë shënuar në 162 shtete. Por edhe pse një vend nuk ka raportuar asnjë rast nuk do të thotë që virusi nuk mund të jetë prezent.

Për shembull, Koreja e Veriut nuk ka raportuar asnjë person të prekur me virusin e ri, por vetëm se kufizohet nga Kina, Rusia dhe Koreja e Jugut, vende këto që janë përballur me një numër të madh të infektuarish, të bën të mendosh se virusi9 mund të jetë i pranishëm në vendin komunist.

5 shtete dhe territore ja kanë dalë të çlirohen nga virusi pasi e kanë menaxhuar më së miri situatën me rastet e paraqitura. Këto janë Anguilla, Greenland, ishujt e Karaibeve St.Barts dhe Saint Lucia dhe Jemeni.