Ja cilët nxënës do ta kenë të detyrueshme vënien e maskave

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini, ka folur për hapjen e shkollave nën masat anti-kovid.

Në një intervistë për News24, ajo ka bërë të ditur se nxënësit e cilat klasave do ta kenë të detyrueshme vendosjen e maskës.

Sipas saj nxënësit nga klasa 5 e deri në klasën e 12, pra përfundimi i gjimnazit, do ta kenë të detyrueshme maskën.

“Nga klasa e parë deri në klasë të 5 nuk është rekomanduar mbajtja e maskës brenda klasës.

Kjo grupmoshë këshillohet që maska do të mbahet në orë mësimi të përcaktuara, nëse ka orë mësimi jashtë klasës, si aktivitet sportive a kulturore ku nuk respektohet distanca, maska duhet të bëhet e detyrueshme.

Nga klasa e 5 e sipër përfshi dhe gjimnazistët, do mbajnë në mënyrë të detyrueshme gjatë mësimit dhe jo vetëm maskën.  Duhet të respektohet distanca 1.5 metra,” tha ajo.