Ja si festohet goli në Gjermani pas koronavirusit (Video)

Ditë e madhe për futbollin evropian. Sot edhe zyrtarisht ka rifilluar futbolli në Gjermani pas pezullimit dymujor si rezultat i pandemisë.

Në Bundesliga 2 ndeshjet vecse kanë filluar, kurse ndeshjet e kategorisë së parë pritet të fillojnë nga ora 15:30.

Ndeshja mes Bochum dhe Heidenheim e cila po zhvillohet momentalisht ka prodhuar tre gola, me vendasit që janë në epërsi të thellë 3-0.

Por, në golin e parë të shënuar nga Losilla është parë një fest mjaft e veçantë.

Futbollistët e kësaj skuadre festuan me brryla duke mos u afruar afër njërit tjetrit.