Jon Jones e ka mposhtur Dominick Reyesin pas 3 raundeve, me vendim unanim të gjyqtarëve (VIDEO)

Jon Jones ka mbrojtur me sukses titullin e kampionit në peshat e rënda në UFC.

Amerikani kishte përballë të pamposhturin deri më tani Dominick Reyes që e mposhti me vendim unanim të gjyqtarëve.

32-vjeçari për herë të 11-të e mbrojti titullin e kampionit në UFC, duke treguar se është njëri nga më të mirët në këtë sport.

Ishte një duel i barabartë, ku Jones e fitoi për pak përballë kundërshtarit Reyes që bëri gjithashtu një ndeshje të madhe.

Kur përfundoi meçi askush nuk e dinte se cili do të ishte fituesi, pasi ndeshja ishte aq e barabartë.

Në fund amerikani arriti me vendim unanim të gjyqtarëve (48-47, 48-47 dhe 49-46).

Sa i përket Reyes kjo ishte humbja e parë pas 13 fitoreve në UFC, duke marrë duartrokitjet edhe përkundër humbjes.